
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në përqindjen të dhënat e pjesëmarrjes në votime për parlamentaret e 2025.
Sipas KQZ 42.16% ka qenë pjesëmarrja në zgjedhjeve e shqiptarëve brenda vendit. Pjesëmarrja në votime në 2023 ka qenë 37.79% dhe 48.59% në 2021.
Për herë të parë të drejtë vote këtë vit kishin edhe shqiptarët në diasporë, ndërsa sipas KQZ pjesëmarrja e tyre e përkthyer në përqindje ka qenë 79.24%.
Ndërkohë sa i përket votimit brenda vendit në përqindje sipas qarqeve, kemi këto rezultate:
Berati: 39.55
Dibra: 50.10
Durrësi: 40.53
Elbasani: 42.13
Fieri 42.02
Gjirokastra: 39.23
Korça: 40.91
Kukës: 46.15
Lezhë: 41.56
Shkodër: 36.78
Tiranë: 48.73
Vlorë: 31.49
Votimi nga jashtë sipas qarqeve, ka këtë pasqyrë rezultati:
Berati: 77.68
Dibra: 77.99
Durrësi: 80.36
Elbasani: 77.80
Fieri 80.50
Gjirokastra: 77.99
Korça: 78.65
Kukës: 72.87
Lezhë: 80.22
Shkodër: 77.49
Tiranë: 80.84
Vlorë: 75.50
Top Channel