
Nënkryetari i KZAZ 70, Armand Agolli, ka reaguar në lidhje me sherrin fizik që ndodhi në qendrën e votimit në Pogradec.
Ai tregoi se si ka nisur konflikti mes të dyja palëve, e cila u pasua në përdorimin e dhunës fizike.
“KZAZ jonë ka një njoftim që në qendrën e votimit 3901 pranë shkollës Esat Minarolli në Pogradec është regjistruar një incident. Zanafilla ka qenë mosdakordësia e komisionerëve në shoqërimin e një personi tjetër i paautorizuar i cili ishte i verbër dhe nuk mund të votonte dot.
Në këtë moment kishte nisur ky konflikt, personi që shkaktoi incidentin është shoqëruar në polici, pritet të zbulohen rrethanat e ngjarjes. Votimi po vijon normalisht, ka pasur vetëm një ndërprerje disa minutësh pas ngjarjes.
Personat që janë të paaftë për të votuar duhet të kenë një mjet identifikimi që tregon për problemin që kanë, njëkohësisht duhet të kenë me vete një certifikatë familjare në të cilën të jetë personi që do ta ndihmojë gjatë procesit të votimit”, tha nënkryetari i KZAZ 70-Armand Agolli.
Top Channel