Fotografuan fletën e votimit në Tiranë, shkon në tre numri i të arrestuarve/ 56-vjeçarja veproi në praninë e ndërkombëtarëve

11/05/2025 13:20
Foto Ilustruese

Numri i të arrestuarve për fotografimin e votës ka shkuar në tre në Tiranë.

Sipas policisë, shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se një shtetase në shkollën “Ali Demi” kishte fotografuar votën dhe më pas ishte larguar, organizuan punën, identifikuan, shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasen A. H., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Paraprake: Shërbimet e Policisë të Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 4, kanë shoqëruar dy shtetas, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit. Aktualisht, ndaj tyre po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë. Në përfundim të veprimeve do ju informojmë më tej.

Policia e Tiranës apelon për respektim të rregullave të votimit pasi çdo veprim që cenon fshehtësinë dhe integritetin e votës përbën shkelje të ligjit dhe do të trajtohet me rigorozitet të plotë.Policia e Tiranës mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë, rendin dhe zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, se shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4 kishin shoqëruar në ambientet e Policisë, 2 shtetas që sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave ku kishin votuar, kishin fotografuan fletët e tyre të votimit, informojmë se:

Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këto raste, është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre 2 shtetasve, konkretisht H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme në lidhje me rastet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta