Në një nga qendrat e votimit në Fushë Krujë po përballet me probleme.

Në qendrën e votimit 1303/1 në Fushë Krujë nuk ka nisur ende procesi i votimit ndonëse tashmë ka nisur zyrtarisht procesi i votimit.

Në këtë qendër mungojnë dy anëtarë të cilët nuk janë paraqitur ende.

Ndërkohë në qendrën e votimit 130300 në Fushë Krujë po ashtu mungon një anëtare. Procesi nuk ka nisur ende.

Me probleme po përballet edhe Kavaja, kryesisht qendra 2161/1 në Kavajë. Nuk ka nisur procesi pasi nuk ka ardhur operatori i KQZ.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta