“Po”-ja për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë/ Nusja dhe dhëndri votojnë në ditën e tyre të dasmës
11/05/2025 13:03
Në një ngjarje të pazakontë, një çift i ri në Elbasan ka vendosur të ushtrojë të drejtën e tij të votës gjatë ditës së dasmës.
Në një moment të veçantë, nusja dhe dhëndri janë parë duke hyrë së bashku në një qendër votimi, duke ushtruar të drejtën e tyre të votës.
Të veshur me veshje tradicionale, dasmorët kanë ndarë gëzimin e tyre me të pranishmit, duke krijuar një imazh të bukur dhe simbolik të bashkimit të jetës dhe angazhimit qytetar.
Top Channel