Në vend që të drejtohen drejt qendrave të votimit, shumë qytetarë kanë zgjedhur që ditën e zgjedhjeve ta kalojnë pranë detit, në plazhin e Durrësit.

Ndërsa vendi ndodhet në ditë zgjedhjesh, brigjet e Adriatikut janë mbushur me familjarë, të rinj dhe pushues të rastësishëm, të cilët kanë preferuar relaksin nën diell e banjat e ujit.

Për shkak të motit të ngrohtë dhe kthjellët, shumë banorë të zonave përreth, por edhe të Tiranës, kanë udhëtuar drejt bregdetit për të kaluar një ditë ndryshe.

Disa prej tyre thonë se kanë votuar herët në mëngjes dhe më pas janë nisur drejt plazhit, ndërsa të tjerë e pranojnë se nuk kanë ndërmend të votojnë, duke e parë këtë ditë thjesht si një fundjavë të zakonshme.

Pamjet nga plazhi tregojnë shezlongë të zënë, fëmijë që luajnë në rërë dhe lokale të mbushura. Ndërkohë që në qendrat e votimit ka pasur një fluks të ulët, në bregdet fluksi ka qenë i lartë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta