PD bllokon procesin e votimit në një qendër në Berat: Ka persona të paautorizuar brenda perimetrit të lejuar
11/05/2025 10:02
Pezullohet votimi në fshatin Gjoroven Beratit, kjo pas pretendimeve të demokratëve.
PD pretendon për prani të personave të pa autorizuar në perimetrin e ndaluar të KZAZ-ve, kryesisht kryepleqtë e fshatrave. Përfaqësuesit e PD kanë bllokuar votimin
Probleme ka dhe në Poliçan ku PD pretendon se vëzhguesit demokratë nuk kanë marrë badge e autorizimit të KQZ nga kryetarja.
Ndërsa sipas Luljeta Xhajes subjekti politik PD nuk ka sjellë dokumentacion dhe as liste emërore deri tani. Është ndërprerë votimi
Top Channel