
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për Top Channel, ku komentoi situatën e rezultateve në bashkinë e Vorës, konfliktin ku u përfshinë deputetët e PD dhe projeksionet e PS.
Në lidhje me situatën në bashkinë e Vorës, ajo u shpreh se “Ishte vendim i pakuptueshëm, vendim arbitrar që bie ndesh mbi parimet të cilat ne e kemi vendosur që na duhet. Kështu është qëllimi dhe tradita kur ne kemi pasur numërim elektronik. Në fund të fundit… votimi elektronik duhet të dalë para atij manual. Edhe ky investim ka shkuar dëm.
Duhet t’i vijë fundi ndërhyrjeve elektorale, taktikave të momenteve të fundit, po ashtu nevojës për të pasur rezultat elektoral. Këto skena e taktika janë qesharake, pasi në fund të fundit rezultatet janë në kutitë e votimit. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë, aq më të qetë do jenë të gjithë”.
Në lidhje me projeksionet, Spiropali tha se PS synon 20 mandate në qarkun e Tiranës, ku theksoi se është e mundshme.
“Ajo që mund të them se siguri është që në bashkinë e Vorës, do kemi rezultate më të mirat e qarkut, Në katër bashkitë e tjera. Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, do kemi një rritje të padiskutueshme. Synimi ynë është 20 mandate në qarkun e Tiranës dhe këto janë të mundshme”, u shpreh ajo.
Po ashtu u ndal te konflikti sot në Vorë, ku ndër të tjera tha “Doja të komentoja mbi situatën sot në Vorë, situate ishte krejt e stisur, akt artificial, pas asnjë lidhej me procesin e qetë. Politikanët që ishin aty janë në një listë të mbyllur dhe pretendojnë që qytetarët do i votojnë. U gjenden në ditën e fundit për t’i penguar”.
Top Channel