“Ju do të vendosni se në ç’drejtim do të ecë Shqipëria jonë”/ PS thirrje për të votuar: Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj

11/05/2025 15:37

Partia Socialiste i ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar.

Zëdhënësja e partisë, Silda Çepe, u shpreh se 11 maji është dita e shqiptarëve e për këtë duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, për vendin tonë. Sot të gjithë ne kemi një mundësi, që vjen vetëm një herë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë, të familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Vota juaj në këto zgjedhje është më e rëndësishme se kurrë. Përmes saj ju do të vendosni se në ç’drejtim do të ecë Shqipëria jonë. 

Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë: shkoni të votoni. Vendosni ju vetë për Shqipërinë që dëshironi për veten, për familjet dhe për fëmijët.

Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj. 11 maji është dita juaj. Shqipëria ka nevojë për vendimin tuaj”, tha ajo.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta