Incidenti mes qytetarëve, Nokës dhe Vokshit, Spiropali shkon në Vorë: Uroj që ato skena të shëmtuara të mos përsëriten
11/05/2025 14:15
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali është nisur drejt Vorës, pas përplasjeve të fundit mes qytetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi.
Noka pretendon se qytetarët janë paguar nga socialistët për të votuar PS.
Nga ana tjetër qytetarët e kanë quajtur mashtrues, ndërsa njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij.
Debati ka degraduar deri në ofendime të rënda ndaj njëri-tjetrit.
Spiropali: Uroj shumë që kreu i KQZ të bëj një deklaratë dhe të përsërisë se kandidatët dhe grupet drejtuese politike nuk kanë punë në këto oborre të intimidojnë vëzhdgues, komisionerë apo zgjedhës, uroj që ato skena të shëmtuara të mos përsëriten.
Top Channel