E pazakontë në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten
11/05/2025 07:55
Nis votimi në qendrën numër 1302/00 në Fushë Krujë. Në 50 minuta janë paraqitur për të votuar 4 qytetarë.
Kjo qendër votimi ka në total 754 votues.
Pjesëmarrja deri më tani paraqitet e ulët, teksa deri më tani procesi paraqitet i qetë dhe pa problematika.
Një situatë e pazakontë është krijuar, pasi qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten, por nuk lejohet.
Top Channel