Arrestimi i bashkëshortit të Elda Hotit, Gjekmarkaj: Në vend që të merren me shitblerësit e votës, merren me qytetarët që e mbrojnë atë

11/05/2025 12:47

Drejtuesi politik i qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për mediat në lidhje me arrestimin e bashkëshortit të kandidates për deputete të PD, Elda Hoti.

Gjekmarkaj: Është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, qytetarët duhet të marrin benefitet e demokracisë. Shqiptarët duhet të jenë vigjilentë, pjesëmarrës. Unë sot kamë me vete edhe time bijë e cila nuk voton, pro duhet ta edukojmë me shenjtërinë e votës se indiferenca është armiku më i madh i demokracisë. Për sa i përket pyetjes, mendoj se organet shtetërore po na vendosin në një situatë para demokratike, para shtetërore sepse duhej të ishin ata garant të procesit, në vend që të merren me shitblerësit e votës, merren me qytetarë që e mbrojnë atë. PD dënon me forcë si një skenar politik dhe po evidenton pjesëmarrësit për t’ju drejtuar organeve kompetente.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta