A do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Sali Berisha
11/05/2025 21:06
Në një dalje për mediat pas mbylljes së procesit të votimit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se këto janë orët e fundit të Edi Ramës si kryeministër.
E ndërsa i pyetur nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, Berisha u përgjigj kështu: Unë jam këtu për të paraqitur para jush dhe publikut atë që ndodhi. Gjatë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë përpjekjet antiligjore të bëra në 4 anët e vendit.
Por të dërgosh bandat për të rrethuar KZAZ është përpjekje flagrante për të ndikuar në rezultatin por kjo nuk do të ndodhë se komisionerët tanë kanë marrë udhëzime të qarta e të prera. Përgjegjësia për këto është e Edi Ramës.
Top Channel