Gonzato vëzhgon nga afër procesin e votimit në Durrës: Ecuria e këtyre zgjedhjeve, e rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

11/05/2025 12:57

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, vëzhgoi nga afër procesin zgjedhor në një qendër votimi në qarkun e Durrësit

Ai u shpreh se ecuria e këtyre zgjedhjeve kanë një rëndësi shumë të madhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Nuk donim të shihnim zgjedhjet vetëm në kryeqytet. Do të donim të shihnim si po ecën procesi zgjedhor dhe në vende të tjera të Shqipërisë. Kam dhe kolegë të mi nga shtetet anëtare të BE-së që kanë dalë për të vëzhguar. Arsyeja përse e bëjmë këtë, nuk është s’e ‘kemi besim te OSBE/ODIHR, sepse ata po bëjnë një punë shumë të mirë, por që dhe ne të kemi përvojën tonë. Të shohim çfarë mendimesh kanë qytetarët, kjo për arsye sepse janë zgjedhjet e para pas çeljes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë.

Në fakt negociatat kanë filluar me grupkapitujt e parë që kanë të bëjnë me çështjet më themelore, siç janë: sundimi i ligjit, standardet demokratike, të drejtat e njeriut…

Zgjedhjet, mënyra se si do të organizohen, janë shumë të rëndësishme dhe për procesin e antarësimit të Shqipërisë në BE. Sigurisht që dita e zgjedhjeve është vetëm një ditë e procesit, më pas është pjesa pas votimit. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme se si do vijojë ecuria. Ne bëjmë një analizë, por me shumë kureshtje presim të shohim gjetjet që do të bëjë skuadra vëzhguese e OSBE/ODIHR.

Kështu që po i paraprak një prej pyetjeve, por unë nuk do bëj një prononcim për mënyrën e zgjedhjeve, sepse ne do të presim gjetjet e OSBE/ODIHR, pasi ata kanë një grup tejet të madh të shpërndarë në gjithë Shqipërinë që do të bëjnë gjatë procesit të zgjedhjeve”, u shpreh Gonzato.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta