
Dy anëtarët e Komisionit Rregullator të propozuar nga opozita, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, u larguan nga mbledhja me argumentin se kërkesa e anëtarit Arens Çela për zgjatjen e orarit të votimit në 55 qendra votimi në qarkun Vlorë nuk bënte pjesë në kompetencat e këtij organi të KQZ-së.
Me largimin e dy anëtarëve ra edhe kuorumi i nevojshëm për shqyrtimin e kësaj kërkese, e cila kërkon të paktën katër vota pro nga pesë anëtarët që ka Komisioni Rregullator.
Për pasojë, kërkesa për zgjatjen e orarit të votimit në 55 qendra votimi në qarkun Vlorë nuk u miratua.
Kësisoj, orari i votimit do të mbetet deri në orën 19:00. Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit mund të qëndrojnë të hapura përtej kësaj ore vetëm nëse ka votues që ndodhen në radhë jashtë QV-së.
Top Channel