Zgjerohen akuzat kundër Diddy-t, një rast del në dritë për trafikim seksual?

10/05/2025 07:30

Lista e viktimave të dyshuara në procesin gjyqësor për trafikim seksual kundër reperit të njohur Sean “Diddy” Combs po zgjerohet.

Prokurorët federalë kanë bërë të ditur se ekziston një dëshmitare e re, e quajtur “Viktima 5”, e cila u përmend për herë të parë gjatë seancës së fundit gjyqësore të premten.

Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, prokurorët e kishin përfshirë më herët fshehurazi këtë viktimë në aktet zyrtare, por identiteti i saj u bë temë diskutimi në gjyq. Gjykatësi Arun Subramanian vendosi se “Viktima 5” nuk do të lejohet të mbetet anonime gjatë procesit gjyqësor, duke hapur rrugën për zbulimin e identitetit të saj në publik.

Edhe pse kjo dëshmitare nuk lidhet drejtpërdrejt me akuzat kryesore të këtij procesi penal, prokurorët planifikojnë ta përdorin dëshminë e saj si provë për të treguar një model të sjelljes së Diddy-t dhe për të mbështetur pretendimet për sjellje të pahijshme seksuale nga e kaluara.

Gjyqi ndaj Diddy-t vazhdon, ndërsa çdo ditë sjell zhvillime të reja që thellojnë akuzat ndaj tij./TAR

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta