Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, Gjin Gjonin, kandidat i PD në këtë qytet. 

Sipas Policisë ndaj tij është bërë kallëzim nga një shtetas, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën.

“Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën”, njofton policia.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta