
Gjatë vizitës së tij të fundit në Londër, duket se Princi Harry ka ngatërruar adresat, duke trokitur në derën e gabuar – jo një herë, por plot tre herë – teksa kërkonte shtëpinë e një miku.
Ndërkohë, Duka i Sussex ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar për të apeluar ligjërisht vendimin e qeverisë që kufizonte të drejtën e tij për mbrojtje të financuar publikisht.
Sipas gazetës britanike The Sun, një kamerë sigurie e regjistroi Harry-n duke folur në telefon dhe duke qëndruar para hyrjes së një shtëpie që nuk ishte destinacioni i duhur. Një pastruese hapi derën, pa e njohur fillimisht princin, dhe më pas tha: “U habitëm kur pamë se ishte ai në kamera. E kuptuam vetëm kur fqinjët nisën të flisnin për të.”
Moment blundering Prince Harry knocks on wrong door by mistake whilst visiting London friend whilst he was in UK arguing he needed extra police protection https://t.co/6o2Q490u66
— Daily Mail US (@DailyMail) May 9, 2025
Disa banorë të zonës e përshkruan incidentin si “të çuditshëm”, duke vënë në dyshim sjelljen e princit. “Nuk mendoj se shumë njerëz do të ecnin nëpër rrugë duke trokitur në dyer të rastësishme – veçanërisht nëse pretendon se nuk ndihesh i sigurt,” komentoi një prej tyre.
Ngjarja ndodhi disa ditë përpara se të konfirmohej se Duka kishte qëndruar më në fund në shtëpinë e një miku gjatë vizitës. Prania e tij në Londër lidhej kryesisht me përpjekjen për të kundërshtuar vendimin e komitetit të sigurisë RAVEC, i cili kishte vendosur që ai nuk do të përfitonte më nga mbrojtja policore, pas tërheqjes nga detyrat mbretërore dhe zhvendosjes së tij në Kaliforni.
Në apelimin e tij, Harry argumentoi se është bërë objektiv i padrejtë dhe se jeta e tij është në rrezik pa mbrojtjen e duhur. Ai theksoi se, pavarësisht largimit nga familja mbretërore, kërcënimet ndaj tij dhe familjes së tij nuk janë zhdukur.
Top Channel