Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Në atë që ndoshta do të hyjë si një nga ditët më të sikletshme të sezonit për Manchester Cityn, skuadra e Pep Guardiolës nuk arriti të mposhtë Southamptonin – ekipin e fundit në renditjen e Premier League dhe një nga më të dobëtit në historinë e kampionatit anglez.
Takimi përfundoi 0-0 në “Etihad Stadium”, me Cityn që grumbulloi 26 gjuajtje pa arritur të gjejë rrjetën, duke dështuar të barazojë pikët me Arsenalin në garën për një vend në top-4.
Ky barazim nuk ishte thjesht një ndalesë zhgënjyese – ishte një shuplakë për ambiciet e Cityt për t’u rikthyer fuqishëm në fundin e sezonit. Për më tepër, ajo erdhi përballë Simon Rusk, trajneri i tretë i Southamptonit për këtë sezon, një emër i panjohur për shumicën e tifozëve, por që tani do t’i kujtohet mirë Guardiolës.
Southampton, tashmë i rënë nga kategoria, siguroi pikën e 12-të në kampionat – duke shmangur rekordin famëkeq të Derby County për sezonin më të keq ndonjëherë në Premier League.
Për Cityn, ky ishte një hap fals i madh para finales së FA Cup në fundjavë, ndërsa Guardiola e kishte përshkruar këtë si sezonin e tij më të vështirë që prej se mori drejtimin e klubit në 2016.
Me një prapavijë që ka pranuar 82 gola këtë sezon, Saints arritën të mbrojnë me sukses përballë një prej sulmeve më të frikshme të Evropës – me Bednarek, Stephens dhe Harëood-Bellis që dhanë gjithçka në fushë.
Ndërkohë, në sfidat e tjera, Aston Villa triumfoi përballë Bournemouth me rezultatin 0-1, duke ngushtuar diferencën me Cityn, ndërkohë, Evertoni mundi 1-3 Fulhamin, Ipswich u mposht 0-1 nga Brentford dhe Brighton triumfoi 0-2 në transfertë përballë Wolves.
Top Channel