Top Channel mëson se Fieri është nën monitorimin e SPAK-ut.

Pasditen e sotme, prokurori Sotir Kllapi dhe prokurorja Doloreza Musabelliu kanë nisur vëzhgime në disa zona zgjedhore të qarkut.

Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo raporton se ndalesat e para janë bërë në Roskovec nën praninë edhe të agjentëve të BKH-së si dhe të oficerëve të policisë së Fierit.

Të caktuar për hetimin e krimeve zgjedhore, mësohet se deri tani nuk janë spikatur raste problematike, por procesi do të monitorohet deri në mbyllje të numërimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta