Armëpushim 30-ditor në Ukrainë? Liderët europianë dhe Zelensky marrin vendimin e papritur

10/05/2025 22:54

Pas një takimi të mbajtur në kryeqytetin ukrainas, liderët e Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë, së bashku me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, publikuan një deklaratë të përbashkët ku bënë thirrje për një armëpushim të plotë dhe pa kushte në Ukrainë, duke filluar nga e hëna, 12 maj.

Në deklaratë thuhet se armëpushimi duhet të zgjasë të paktën 30 ditë dhe të përfshijë të gjitha frontet e konfliktit — në ajër, në det dhe në tokë.

Udhëheqësit theksuan se ky armëpushim duhet të jetë i pakushtëzuar dhe çdo përpjekje për të vendosur kushte, veçanërisht nga ana e Rusisë, mund të interpretohet si një tentativë për të zgjatur luftën dhe për të penguar përpjekjet diplomatike.

Gjithashtu, ata kërkuan monitorim efektiv të armëpushimit, i cili sipas tyre, duhet të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Sipas liderëve, qëllimi i këtij armëpushimi është të krijojë hapësirë për diplomaci dhe për të vendosur themelet e një paqeje të qëndrueshme, duke përfshirë sigurinë, stabilitetin politik dhe ndihmën humanitare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta