
Aktori i njohur amerikan, Liev Schreiber, i cili ka spikatur me rolet e tij në filma si “X-Men”, ka ndarë për herë të parë publikisht historinë personale të vajzës së tij transgjinore, Kai, në një intervistë për revistën “Variety”.
Schreiber, 57 vjeç, tregoi se vajza e tij 16-vjeçare, që e ka me ish-bashkëshorten Naomi Watts, ka ndarë me guxim dhe natyrshmëri identitetin e saj gjinor me familjen. Duke shtuar se ndryshimi i përemrave ishte një moment kyç, ai tha:
Kai ka qenë gjithmonë ajo që është. Për mua nuk ishte një tronditje, sepse Kai ka qenë gjithnjë shumë e butë dhe femërore në sjellje. Aktori theksoi krenarinë që ndjen për vetëbesimin dhe forcën e vajzës së tij:
Kai është një luftëtare e vërtetë. Është shumë e rëndësishme për të që të thotë: ‘Hej, unë jam trans dhe dua të më trajtoni me respekt.’
Duke qenë i vetëdijshëm se shumë fëmijë trans nuk kanë të njëjtën mbështetje familjare, Schreiber dhe partnerja e tij aktuale, Taylor Neisen, me të cilën ka edhe një vajzë tjetër, Hazel, kanë vendosur të mbështesin “Ali Forney Center” – një organizatë që ofron ndihmë për të rinjtë LGBTQ+ pa përkujdesje familjare.
Nuk bëhet fjalë vetëm për përfaqësimin e komunitetit trans, por për mbështetjen e njerëzve që shpesh përjashtohen dhe harrohen nga shoqëria. Shumë prej tyre nuk përballojnë dot këtë refuzim
Ky rrëfim i sinqertë i Liev Schreiber sjell në vëmendje rëndësinë e pranimit, dashurisë dhe mbështetjes që çdo prind duhet të japë, sidomos në një kohë kur personat trans përballen ende me paragjykim dhe izolim shoqëror./TAR
Top Channel