
Shërbimi i sigurisë së Ukrainës njoftoi sot se kishte zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga shteti hungarez për të marrë informacione mbi mbrojtjen e Ukrainës.
Në një deklaratë, shërbimi i Sigurisë së Ukrainës tha se kishte ndaluar dy agjentë të dyshuar, të cilët tha se drejtoheshin nga shërbimi i inteligjencës ushtarake hungareze.
Detyra e këtij rrjeti ishte të mblidhte informacione në lidhje me sigurinë ushtarake të rajonit Transkarpatian, të kërkonte dobësi në mbrojtjen tokësore dhe ajrore të rajonit dhe të studionte pikëpamjet socio-politike të banorëve të rajonit, në veçanti skenarët e tyre të sjelljes në rast të hyrjes së trupave hungareze në rajon.
Përveç kësaj, siç u vërtetua nga hetimi, mbikëqyrësi i të dy të pandehurve ishte një oficer i kundërzbulimit ushtarak hungarez, identiteti i të cilit ishte zbuluar tashmë nga shërbimet ukrainase.
Top Channel