
Presidenti i KE-së, Antonio Costa do të vizitojë Ballkanin Perëndimor gjatë muajit maj.
Sipas Ansas, Costa do të jetë më 13 maj në Serbi, ndërkaq po atë ditë pasdite, ai do të jetë në Bosnje dhe Hercegovinë duke vazhduar më pas më 14 maj, në Mal të Zi dhe pasdite në Kosovë.
Më 15 maj në mëngjes, Costa do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të mbërrijë në Tiranë pasdite.
Vizita do të kulmojë me një darkë informale me gjashtë partnerët ballkanikë, ku do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, dhe presidenti i Këshillit të BE-së dhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.
Kryeqyteti i Shqipërisë do të presë samitin e Komunitetit Politik Evropian të premten, i pari që zhvillohet në një vend ballkanik, duke treguar “rëndësinë e këtij rajoni në peizazhin politik evropian””, tha një zyrtar i lartë i BE-së.
“Për Costën, zgjerimi është investimi kryesor gjeostrategjik i Evropës, një investim në paqe, stabilitet dhe prosperitet. Nuk është vetëm një investim gjeopolitik, por edhe kritere që duhet të përmbushen”, tha ky burim.
Top Channel