
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Prishtinë, ku një burrë 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Rrugën B.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila bën të ditur se pas marrjes së informatave, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin emergjent mjekësor, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Sipas raportimeve në media, personi që ka ndërruar jetë është stilisti i njohur kosovar, Festim Iusfi.
Burime bëjnë me dije se dyshohet që Iusfi, para se të vetëvritej, kishte plagosur me thikë të dashurën e tij. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar motivin dhe detajet e plota të rastit.
Autoritetet i kanë bërë thirrje publikut që të presë rezultatet zyrtare të hetimeve dhe të shmangë spekulimet në rrjete sociale.
Top Channel