Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin italian Prato, ku një shqiptar ka humbur jetën pasi u godit me thikë në bark nga disa bashkatdhetarë.

Viktima u rrethua dhe u sulmua nga një grup personash dhe më pas u la i shtrirë në rrugë. Ai u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore, por plagët e rënda i sollën vdekjen pak minuta më vonë.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e ngjarjes dhe personin që ka goditur me thikë.

Prokuroria e Pratos, nën drejtimin e prokurorit Luca Tescaroli, ka hapur një çështje për vrasje të qëllimshme dhe ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivit të saj.

Aktualisht po mblidhen dëshmi dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonën midis Chiesa Nuova dhe Galceti, pranë kopshtit të rrugës Baracca.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta