
Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale pak orë para mitingut përmbyllës në Tiranë.
Ai u shpreh se pjesëmarrës në fushatën përmbyllëse të Tiranës do të jenë vetëm socialistë të këtij qarku dhe jo nga qarqe të tjera, pasi po merren me përgatitjet për zgjedhjet.
Rama: Ja dhe orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhën, pas pak në 7:30 kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën, të gjithë të tjerët kanë qëndruar nëpër qarqet e tyre duke bërë përgatitjet e fazës tjetër të procesit, trupat e komisionarëve etj, ndërkohë që në 7:30 Tirana do të japë mesazhin e fundit të gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ndodhen. Më vjen shumë mirë që ka pasur një lëvizje domethënëse.
Nga ana e atyre që kishin mbetur pa dërguar zarfat, numrat janë shumë inkurajues, të shohim si do të mbyllet pjesëmarrja, trendi qysh në krye të herës na tregoi se do të kishte pjesëmarrje shumë të lartë nga ana e shqiptarëve jashtë kufijve.
Jam i lumtur që u dhamë mundësinë të votojnë, që ata e shfrytëzuan këtë mundësi për herë të parë të shqiptarëve jashtë. Jam, shumë kurioz të shoh vendimin e diasporës, gjykimin e diasporës dhe patjetër me respektin më të madh në 7:30 për rreth një orë do të jemi së bashku me Tiranën për Tiranën dhe Shqipërinë në BE.
Top Channel