Ndërsa bashkëshorti i saj, Justin Bieber, duket se po kalon një periudhë të vështirë për shkak të problemeve me shëndetin mendor, Hailey Bieber tregon se nuk po humbet guximin. Ajo është veçanërisht aktive në rrjetet sociale, duke shpërndarë shpesh imazhe dhe mesazhe për fansat e saj.

Në një postim të fundit në llogarinë e saj personale, Hailey ndau një fotografi zbuluese. Në imazhin që bëri xhiron e rrjetit, ajo shfaqet me pantallona shumë të shkurtra, e zhveshur në pjesën e sipërme, duke i shtuar pamjes syze dielli të zeza dhe duke mbajtur një pije në dorë. Në mbishkrimin që shoqëronte foton, ajo shkroi: “Për shëndetin tonë.”

Duket se Hailey është e lodhur nga sjellja e paparashikueshme dhe e çrregullt e bashkëshortit të saj, Justin Bieber. Këngëtari i famshëm ka shkaktuar shqetësim kohët e fundit me postimet e tij enigmatike dhe shpërthimet publike, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave të tij.

Sidoqoftë, pasuria e çiftit, që arrin vlerën e 350 milionë dollarëve dhe djali i tyre tetëmujor, Jack, e bëjnë të vështirë çdo plan divorci, sipas burimeve pranë çiftit.

Hailey Bieber dëshiron të ndryshojë jetën?

Në muajt e fundit, ka pasur thashetheme për martesën e Hailey dhe Justin dhe disa burime sugjerojnë se modelja 28-vjeçare mund t’i japë fund lidhjes së saj, pas ngjarjeve shqetësuese. Një nga momentet më të fundit shqetësuese ndodhi më 29 mars, kur Justin bëri një transmetim live në Instagram dhe u shfaq i çorientuar, duke tundur kokën ngadalë në ritmin e muzikës.

Ndjekësit e tij u shqetësuan për pamjen e tij të dobët dhe disa pyetën nëse ai mund të ishte nën ndikimin e drogës. Videoja live ishte vetëm një nga shumë postimet e çuditshme që Justin ka bërë kohët e fundit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta