“S’kam asnjë kontakt me Ilir Metën”, Kryemadhi: E kam dashur dhe e dua për hir të gjërave që kam me të. Për të kujdesen…
Kryesocialisti Edi Rama kujtoi në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste humbjen me 10 vota të disa viteve më parë.
Ai e cilësoi këtë si sprova e fundit përpara ngjitjes së pandalshme lart të Partisë Socialiste.
Rama: Kërkoi mund kohë dhe karakter të pathyeshëm përballë thyerjeve më të forta Tirana u bë kështjella jonë ku ne projektonim, transformonim papushim qytetin duke hasur çdo hap injorancën armiqësore të kundërshtarëve tanë politikë. Çfarë nuk bënë dhe çfarë nuk na bënë, derisa e morën dhe Tiranën me pahirin e një grabitjeje të pabesueshme pasi u bënë të tërë bashkë me kuç, maç e minj, ajo përmbysje e fitores sonë me 10 votat që na dha një gëzim të jashtëzakonshëm por edhe të përkohshëm ishte testi i vështirë i karakterit, ai rrëzim poshtërues ishte sprova e fundit përpara ngjitjes së pandalshme lart të PS.
Familja jonë e madhe e rimori qendrën e politikës shqiptare ku jemi kthyer në fuqinë pandalshme të rilindjes, ku do të qëndrojmë të fortë se kurrë më parë, pas fitores historike të së dielës.
Top Channel