
Kryedemokrati Sali Berisha komentoi sot në emisionin Top Story në Top Channel kontratën 6 milionë dollarë.
Ai u shpreh se kontrata nuk ka lidhje me çështjen ‘non grata’, por ka lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-SHBA.
Berisha: Ajo kontratë nuk është e PD, është e fondacionit shqiptaro-amerikan ‘Make Albania Great Again’. Unë s’kam bërë asgjë për të mbrojtur kauzën time, kontrata nuk ka asnjë fjalë për çështjen time non grata, marrëdhënie Shqipëri-SHBA, a po bëhen zgjedhje, nuk është Chris që do bëjë avokati.
Në lidhje me statustin ‘non grata’ ai tha se “deklarata ( e gazetarit) tha një të vërtetë të madhe, vendim i politizuar, unë e kam marrë vesh siç e ke marrë vesh ti nga mediat, s’mund të them veç se e kam marrë vesh nga mediat. Ai ka përgjegjësi për atë që ka thënë aty, kjo deklaratë thotë më shumë, është vendim i politizuar, kjo më duhet mua, do të thotë mund të shkoj kur të dua në SHBA”.
Berisha komentoi edhe falje e gjobave të miratuar nga Këshilli i Ministrave, të cilin e quajti akt në panik.
Berisha: Atij i kanë plas ujërat e zeza në shtëpi, mendon se do t’i mashtrojë shqiptarët me kënetën, çyrykun, fjalë të tjera dhe tani që shqiptarët u spostuan dhe programi ynë u bë magnet, ka një revoltë shumë serioze tek kandidatët e PS, s’mund t’i imagjinoni të bëjnë 2 muaj fushatë këneta bufi çyryku në një kohë kur të tjerët shkonin me program.
I ndaloi të vinin në program me rivalët, sot doli me një vendim pjesë të programit tim. Garantoj qytetarët jo vetëm me gjobat e inspektoriateve, por edhe të kesh dhe ujësjellës, kreditë e këqija do të falet, është pjesë esenciale e programit. Mblodhi qeverinë sot për të firmosur një pjesë të programit tim. Është akt në panik. E kuptoi që dështoi me kënetën dhe çyrykun, fyerje për qytetarët.
Top Channel