Shkaktoi aksidentin në Elbasan dhe plagosi tre efektivët e policisë, arrestohet shoferi 54-vjeçar
08/05/2025 12:41
Vihet në pranga shoferi i cili shkaktoi aksidentin një ditë më parë, ku mbetën të plagosur tre efektivë policie
“Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi dje, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M., 30 vjeç (oficer policie).
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi B. M. dhe 2 pasagjerë në automjetin e tij (oficerë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.
Top Channel