
Zhvillimi ekonomik, pagat, pensionet apo mirëqenia ishin tema të debatit mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve në “Top Story”.
Alban Dudushi: Si është rishpërndarja e pasurisë te shqiptarëve. Sa është hendeku midis të pasurve dhe atyre që nuk kanë, si është shtresa e mesme?
Edi Rama: Një vend që rrit prodhimin e vetë të përgjithshëm në vetëm një dekadë nga 10 mld euro në 25 mld euro është një vend që krijon një ekonomi të re. Nëse do vijmë te pabarazia në të ardhura, kjo është ngushtuar. Rreziku për rënien në varfëri ka rënë, është më i ulëti ever. Papunësia është për herë të parë më pak se 10%. Borxhi publik me pandemi e tërmet në mes, nga 70 e ca ka shkuar 54.
Grida Duma: Me pagën e rritur të 2023 – 2024 blen po të njëjtat mallra sa në 2013. Rrogat janë rritur, çmimet janë rritur
Edi Rama: Të thuash që njerëzit sot blejnë njësoj si blinin në 2013, do të thotë të thuash që ekonomia nuk është rritur. Të thuash që ndodh njësoj siç ndodhte…
Grida Duma: Ka mbirritje turizmi, ka nënzhvillim bujqësia…
Edi Rama: Unë po të them gjëra të thjeshta, si paska nënzhvillim bujqësia kur ne eksportonim 120 mln euro, sot mbi gjysmë mld euro prodhime bujqësore. Kur ne kishim pika grumbullimi që numëroheshin me gishtat e dorës, sot kemi një rjet të shpërndarë gjithandej. Kishim një defiçit 1 me 9, sot e kemi 1 me 3. D.m.th që ka shumë më tepër prodhim të brendshëm, mos më thoni që shqiptarët hanë 3 herë më pak. Ne ujisnim 120 mijë hektarë, sot ujisim 280 mijë hektarë.
Grida Duma: Nuk është bujqësia sektori që mungon pra…
Edi Rama: Edhe turizmi, është një sektor që prek transportin, bujqësinë, shërbimin, po të llogarisësh sa familje shqiptare fitojnë para që ne as nuk i kemi në radarë dhe ne kemi qenë të vetëdijshëm për këtë vetëm nga dhënia me qira e një dhome për turistët. Është e ardhur kjo. Të krahasohemi me kohën e bufit, është lemeri e madhe
Grida Duma: Bufi është për ju. Tani, nëse nuk është kështu, çështja është xhepi i shqiptarëve
Edi Rama: Çështja është nëse flasim për bujqësinë në raport me ku duhet të jemi, jam dakord
Grida Duma: Unë thashë, mund të ketë sektorë që janë zhvilluar shumë dhe disa sektorë që nuk kanë pasur të njëjtin ritëm zhvillimi, sikurse mund të ketë para të zezë që inflaton cmimet. Qëndron kjo logjikë?
Edi Rama: Kjo është çmenduria më e madhe që dëgjoj, që ta lidhësh këtë transformim të shqiptarëve me paranë e zezë
Grida Duma: Nuk e lidha me paranë e zezë, po flas që shqiptarët marrin më shumë, por nuk jetojnë më mirë.
Edi Rama: Shqiptarët sot jetojnë padiskutim më mirë dhe shumë më mirë. Jetojnë më mirë materialisht, moralisht, ndihen shumë më dinjitozë, ndihen shumë më pjesë e kësaj Evrope. Thënë këto, ka plot akoma gjëra që duhet të jetë shumë më mirë.
Top Channel