Mashtrime tatimore në Durrës, arrestohet i riu që shmangu 3 milionë euro detyrime

08/05/2025 11:30

Një shtetas i shpallur në kërkim është kapur dhe arrestuar nga autoritetet në Durrës, në kuadër të hetimeve që vijojnë për veprat penale lidhur me skemat mashtruese në fushën e tatimit mbi vlerën e shtuar.

R. S., 22 vjeç, banues në Krujë, u ndalua pas një vendimi të Gjykatës së Durrësit, e cila i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për veprën penale të krijimit të skemave mashtruese në lidhje me TVSH-në.

Hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Skema” identifikuan 7 shtetas, të cilët kishin deklaruar të dhëna financiare të rreme për të shmangur detyrimet tatimore.

Shtetasi R. S. dhe tre shtetas të tjerë, administratorë të disa subjekteve, në bashkëpunim me tre të punësuar të tjerë, kishin mashtruar lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet e deklaruara, me qëllim të shmangies së taksave.

Kjo veprimtari dyshohet se ka shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 3 milionë eurosh për shtetin.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Durrësit, e cila po kryen veprime të mëtejshme për këtë rast.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta