
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtrisht lidhur me goditjet e krimeve zgjedhore në Shkodër, në bashkëpunim me SPAK.
Në bashkëpunim me BKH, u zbatuan vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve ndaj 6 shtetasve.
Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;
-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;
-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;
-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;
-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;
-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.;
-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.
Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.
Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë.
Top Channel