
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit dhe ministrave të tij.
Kallëzimet penale janë dorëzuar për 17 anëtarë të kabinetit qeveritar që kanë marrë edhe mandatin e deputetit.
“Kemi dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj ish-kryeministrit dh eish-ministrave e një ish-zëvendësministre, të gjithë këta të zgjedhur deputetë dhe të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 mars“-shprehet Hykmete Bajrami, deputete e LDK.
LDK e ka cilësuar veprimin e Kurtit me ministrat si tejkalim të kompentencave.
“Prej datës së certifikimit vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e ministrive, duke marrë vendime të cilat kanë pasoja financiare dhe pasoja të tjera e duke shfrytëzuar resurset shtetërore këta deputetë kanë konsumuar vepër penale“.
Neni 26 i Ligjit për Qeverinë thekson se anëtarët e qeverisë në detyrë duhet të japin dorëheqje ditë para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në rast se duan të mbajnë mandatin e deputetit.
Top Channel