Altin Dumani ‘zbarkon’ në Prokurorinë e Shkodrës, dyshohet për disa të shoqëruar në polici
08/05/2025 12:27
Kreu i SPAK Altin Dumani ishte këtë paradite në Prokurorinë e Shkodrës.
Pas takimit me prokurorin Albert Murçaj, ai është larguar pa dhënë asnjë koment për mediat.
Burime për korrespondentin e Top Channel Klodian Zhivani bëjnë me dije se ka disa të shoqëruar në polici për krimet zgjedhore.
Sakaq, pritet të ketë një komunikim zyrtar.
Top Channel