Izraeli paralajmëron Iranin, ministri izraelit i Mbrojtjes: Do iu ndodhë ajo që i ndodhi Hamasit në Gaza dhe Huthive në Jemen

08/05/2025 11:03

Izraeli do t’i bëjë Iranit atë që i bëri Hamasit në Gaza, kërcënoi sot Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, katër ditë pasi rebelët Huthi të Jemenit, aleatë të Teheranit, lëshuan një raketë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tel Avivit.

“Unë i paralajmëroj udhëheqësit iranianë që financojnë, armatosin dhe shfrytëzojnë organizatën terroriste Huthi se sistemi juaj i ndërmjetësimit ka mbaruar dhe boshti i së keqes është shembur”, tha Katz në një deklaratë.

“Ju jeni përgjegjës direkt. Ajo që i bëmë  Hezbollahut në Bejrut, Hamasit në Gaza, presidentit sirian Bashar al-Assad në Damask, do t’ia bëjmë edhe Teheranit”, shtoi ai.

Në përgjigje të raketës së lëshuar nga Huthit të dielën kundër Aeroportit Ben Gurion, ushtria izraelite nisi sulme këtë javë në aeroportin e Sanaas, kryeqytetit të Jemenit dhe termocentraleve.

Të mbështetur nga Irani, një armik i betuar i Izraelit, Huthit i përkasin, së bashku me Hamasin dhe Hezbollahun, “boshtit të rezistencës” kundër Izraelit, siç e përshkruan Teherani. Megjithatë, Irani mohon se u ka ofruar mbështetje ushtarake rebelëve.

Duke pretenduar se po veprojnë në mbështetje të palestinezëve, Huthit kanë marrë përgjegjësinë për dhjetëra sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës.

Të martën, Huthit nënshkruan një marrëveshje armëpushimi me Shtetet e Bashkuara, por theksuan se do të vazhdonin të godisnin objektiva në Izrael dhe vunë në dukje se të mërkurën lëshuan tre dronë në territorin izraelit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta