Liam Payne mund të ketë qenë i ndarë nga partnerja e tij, Cheryl, me të cilën pati një djalë, Bear 8-vjeçar, në kohën e vdekjes së tij, por nëna e fëmijës së tij po trashëgon pasurinë e tij, me vlerë 32.3 milionë dollarë, pasi këngëtari i One Direction nuk la testament kur ndërroi jetë.

Megjithatë, për momentin, anëtarja e Girls Aloud (e njohur më parë si Cheryl Cole dhe Cheryl Tweedy), e cila po punon me avokatin Richard Mark Bray, ka qasje të kufizuar në pasuri.

Payne vdiq në tetor në moshën 31 vjeç, kur ra nga kati i tretë i një hoteli në Argjentinë. Shkaku i vdekjes së tij, sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, ishin lëndime të shumta me gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Një test toksikologjik tregoi narkotikë në trupin e tij në kohën e rënies.

Në atë kohë, ai po dilte me influencuesen Kate Cassidy, e cila e kishte shoqëruar në pushimet e tij në Amerikën e Jugut, por ishte larguar disa ditë më parë. “Liam ishte në humor shumë të mirë kur u largova nga Argjentina”, do t’i thoshte më vonë 26-vjeçarja gazetës “The Sun”. “Ishim shumë mirë, plot dashuri.” Ai ishte i lumtur dhe optimist. Nuk mund ta besoj që ka mbaruar vërtet.”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta