Forcat izraelite mbyllin shkollat ​​e UNRWA-së në Jerusalem

08/05/2025 18:53

Forcat izraelite të sigurisë vendosën të enjten mbylljen e tre shkollave që operonin nën kujdesin e Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), në Jerusalemin lindor, një zonë e aneksuar nga Izrael .

Siç raporton BBC, qindra nxënës palestinezë u larguan nga shkollat ​​në kampin e refugjatëve në Swafat, menjëherë pasi filluan mësimet në mëngjes. Videot e publikuara tregojnë vajza me uniforma duke u përqafuar jashtë shkollës, ndërsa forcat izraelite kanë pushtuar hapësirën.

Një urdhër zyrtar mbylljeje u gjet i ngjitur në murin e shkollës, i cili thoshte: “Ndalohet funksionimi i institucioneve arsimore, punësimi i mësuesve, stafit mësimdhënës ose i çdo personeli tjetër, si dhe pritja e nxënësve ose hyrja e nxënësve në këtë institucion.”

Sipas UNRWA-së, më shumë se 550 fëmijë, të moshës 6 deri në 15 vjeç, ishin në shkolla gjatë operacionit, ndërsa një punonjës i agjencisë u arrestua. Drejtori i UNRWA-së në Bregun Perëndimor të pushtuar e quajti incidentin “një përvojë traumatike për fëmijët e vegjël që janë në rrezik të menjëhershëm për të humbur aksesin në arsim”.

Policia izraelite u vendos gjithashtu në tre shkolla të tjera në Jerusalemin lindor, të cilat gjithashtu u detyruan të evakuonin nxënësit e tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta