
Forcat e armatosura izraelite njoftuan dje, të martën, se kishin “çaktivizuar plotësisht” aeroportin e Sanaas të kontrolluar nga rebelët Huthi.
Sipas Reuters, objektivat e bombardimeve ishin tre aeroplanë civilë, salla e nisjeve, një pistë dhe një bazë ushtarake.
Një zyrtar jemenas i tha AFP-së se aeroporti ishte “shkatërruar plotësisht” me rebelët Huthi që raportuan të paktën 3 të vdekur.
Video of children playing soccer during Israeli strikes on Sana'a International Airport today is making the rounds on social media pic.twitter.com/5QLTmhRMcM
— Sprinter Observer (@SprinterObserve) May 7, 2025
Dëmi i shkaktuar nga sulmet izraelite në aeroportin e Sanaas në Jemen vlerësohet në 500 milionë dollarë, sipas drejtorit të saj.
Përveç dëmeve të shkaktuara në aeroportin e Sanaas, u shkatërruan edhe gjashtë aeroplanë të Yemenias, shtoi ai.
Top Channel