VIDEO/ Momente paniku, senatorja amerikane bie pa ndjenja gjatë konferencës, mjeku ‘hero’ ndërhyn menjëherë

07/05/2025 13:52

Një mjek ndërhyri menjëherë gjatë fjalimit të Ileana Garcias, një senatore amerikane, kur papritmas ajo filloi të ndihej keq dhe ishte gati të rrëzohej.

E gjitha ndodhi dje, të martën, më 6 maj, në Miami, kur Garcia doli para mediave me Guvernatorin Ron DeSantis dhe papritmas pushoi së foluri.

“Guvernator, më falni, duhet të ulem, sepse nuk ndihem mirë”, tha ajo, përpara se sytë të fillonin të mbylleshin dhe pak para se t’i binte të fikët.

Por kirurgu i përgjithshëm i Floridës , Joseph Landapo, 46 ​​vjeç, u ngrit nga vendi i tij dhe nxitoi për të ndihmuar senatoren amerikane, duke e mbajtur atë nga rrëzimi.

Senatorja qëndroi ulur ndërsa mjeku më i mirë i Floridës kujdesej për të, ndërsa të tjerë – përfshirë DeSantis – i sollën ujë dhe e ndihmuan të relaksohej.

Çuditërisht, brenda pak minutash, ajo u ngrit përsëri në këmbë dhe u rikthye në podium mes duartrokitjeve, duke e përfunduar fjalimin e saj pas pak kohe pa asnjë problem.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta