
Të gjitha aeroportet Pakistanit mbeten plotësisht funksionale, thotë autoriteti i aviacionit të vendit, pas ofensivës ushtarake nga India.
Autoriteti i Aeroporteve të Pakistanit (PAA) shton se hapësira ajrore e vendit është gjithashtu e hapur dhe “e sigurt për aktivitetet e aviacionit civil”.
“Pakistani i ka përcjellë zyrtarisht shqetësimet e tij Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) në lidhje me rreziqet serioze që i paraqiten sigurisë së aviacionit civil nga veprimet e pamatura dhe provokuese të Indisë“, thuhet në deklaratë.
Sulmet ajrore të Indisë kanë lënë të plagosur dhjetëra njerëz, ndërkohë që Pakistani është zotuar se do të hakmerret.
India tha se kreu sulme “precize” kundër “terroristëve” pas një sulmi në Kashmirin, e administruar nga India, dy javë më parë, kur u vranë 26 turistë hindu.
India tha më herët se dy ose tre të dyshuar të atij sulmi ishin shtetas pakistanezë, por nuk dhanë detaje apo ndonjë dëshmi. Pakistani ka mohuar se është i përfshirë në këtë sulm.
Top Channel