Presidenti i Egjiptit vizitë në Athinë, nënshkruhet marrëveshja për “partneritet strategjik”

07/05/2025 17:21

Në vizitën e tij të 5-të në Greqi, presidenti i Egjiptit ka nënshkruar mes të tjerash një marrëveshje për një “partneritet strategjik”, teksa Athina dhe Kajro kërkojnë të rrisin koordinimin politik për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në Mesdheun Lindor në kushtet e konfliktit të vazhdueshëm në Gaza.

Al Sissi dhe Mitsotakis që janë takuar në kuadër të mbledhjes së parë të Këshillit të Bashkëpunimit të Lartë, ritheksuan qëndrimin e përbashkët për nevojën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare për të nxitur paqen në Gaza me prioritet ndalimin e luftimeve dhe rikthimin e ndihmave humanitare për civilët.

Migracioni ishte gjithashtu një nga temat kryesore të diskutimeve dypalëshe, pasi qeveritë evropiane janë prej kohësh të shqetësuara për rrezikun e destabilizimit të Egjiptit, një vendi me 106 milionë banorë, ku vështirësitë ekonomike kanë rritur numrin e atyre që emigrojnë.

Me Presidentin diskutuam gjithashtu rolin qendror që luan Egjipti në arritjen e një armëpushimi të ri në Gaza. Sot, përparësia e parë është ndalimi i luftimeve dhe, mbi të gjitha, rivendosja e rrjedhës së ndihmës humanitare për civilët”, shprehet Kyriakos Mitsotakis kryeministër  i Greqisë.

Theksova se zgjidhja me dy shtete është zgjidhja që do t’i japë fund këtij konflikti që ka vazhduar për më shumë se shtatëdhjetë vjet. Gjithashtu theksova refuzimin dhe dënimin e çdo përpjekjeje për të zhvendosur popullin palestinez nga tokat e tij nën çfarëdo preteksti.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi është pritur edhe nga homologu i tij grek Konstantinos Tassoulas në një takim ku të dy palët vlerësuan “marrëdhënien shumë shekullore të miqësisë dhe bashkëpunimit” midis Greqisë dhe Egjiptit

Në të gjitha takimet është folur edhe për financimin e projekteve shumë të rëndësishme me interes të përbashkët, si ai i ndërlidhjes elektrike, që do t’i mundësojë Greqisë dhe Evropës të importojnë energji të lirë, të cilën Egjipti ka aftësinë ta prodhojë me një kosto shumë konkurruese dhe ta eksportojë në Evropë. Por edhe për nisma të përbashkëta në eksplorimin dhe nxjerrjen e hidrokarbureve, kryesisht të gazit natyror në zonën detare në jug të Kretës.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta