Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në Has.

Dyshohet se një konflikt mes dy familjeve që prej ditës së djeshme ka vazhduar edhe sot, duke lënë një person të vrarë.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se viktimë ka mbetur Ryshyt Sallahu. Konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie.

Autori i kësaj ngjarjeje është Ylber Jaku, i cili është arrestuar nga policia.

“Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.”-njofton policia.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta