Alarm për transportin detar ndërkombëtar, rrugët kryesore detare po kthehen në zona me rrezik të lartë gjeopolitik
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Islamshahr të Iranit, ku një vajzë 18-vjeçare, Fatemeh Soltani, u vra brutalisht nga babai i saj. Autoritetet iraniane kanë konfirmuar se motivi pas krimit ishte fakti që vajza i kishte zbuluar nënës dhe gjyshes së saj se i ati kishte një lidhje jashtëmartesore.
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentin tragjik kur babai e sulmon Fatemehn me thikë pranë hyrjes së një salloni flokësh, ku ajo punonte. Ai e goditi disa herë, derisa ndaloi vetëm kur një kalimtar bërtiti për ndihmë.
Sipas mediave lokale, Fatemeh punonte në sallon pa dijeninë e familjes, nga frika e reagimit të të atit. Ai e kishte zbuluar vendndodhjen e saj përmes një numri telefoni të postuar në profilin e biznesit në Instagram dhe kishte vendosur një takim duke u shtirur si klient.
Kur Fatemeh e kuptoi mashtrimin, ajo arriti t’i telefonojë nënën e saj për ta paralajmëruar, por nuk pati kohë të shpëtonte. Në hyrje të sallonit, babai i saj e priste dhe e sulmoi me një thikë.
Ngjarja ka shkaktuar zemërim dhe tronditje të thellë në opinionin publik, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut në Iran dhe jashtë tij kërkojnë drejtësi për Fatemehn dhe ndryshime urgjente ligjore kundër dhunës në familje.
Top Channel