“I ka humbur lezeti garës”, deputeti socialist për ndërtimin e listave: Nuk ka barazi. Ja çfarë do të ndodhë kur të numërohen votat personale

07/05/2025 22:39

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ishte i ftuar në Top Story, ku foli për ecurinë e garës elektorale për zgjedhjet e 11 majti, që na ndajnë vetëm pak ditë.

Ai u ndal te ndërtimi i listave të hapura dhe të mbyllura, ku shpreh se i ka humbur lezeti garës, pasi nuk ka barazi.

Më tej ai zbuloi se çfarë do të ndodh kur të numërohen votat personale.

I ka humbur lezeti garës. Unë kam qenë në 3 gara… garën e bëje me kundërshtarin. Njerëzit i pjell belaja, kujt t’ia prishësh dhe kujt t’ia ndreqësh. Ky është një sistem që nuk ka barazi. Një kandidat që është ministër ka avantazhet e veta. Ai që është ministër është avantazh. S’më duket normale që Blendi Gonxhja mund të kërkojë vota në tërë qarkun se mund të jetë kandidat potencial në Tiranë. Nëse ti hedh në lojë një tezë të titull, është sikur të jetë Rama në listën e Hapur. Ka pabarazi, mbjell konflikt dhe janë konfliktet që do mbeten dhe do jetë e vështirë ti amortizosh.

Mendoj se ka ndikuar kërkesa e partive të vogla. Listat vetë bëhen edhe të hapura edhe të mbyllura. Nuk ka herës, mjafton një votë më shumë se tjetri dhe aq.

E di ça do ndodh kur të numërohen votat personale? Për mua do jetë një gjë e tmerrshme. Ne e ndjemë shumë pak në 2021. Një parti e vogël mund të marrë një deputet.”, u shpreh ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta