Emigranti në ndjekje penale, 48-vjeçari në Itali publikoi në TikTok videon e plotësimit të votës

07/05/2025 15:27

Një emigrant në Itali është proceduar penalisht në Lezhë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Kanë qenë specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ata që referuan materialet në Prokurori për 46-vjeçarin rezident në Itali që sipas policisë pasi ka votuar, ka publikuar në rrjetin social “TikTok”, një video të regjistruar gjatë plotësimit të fletës së votimit.

Policia ka referuar materialet në Prokurori, ndërsa emigranti nga Lezha do vijojë të hetohet në gjendje të lirë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta