
Pamela Anderson u shfaq në Met Gala të këtij viti, e shoqëruar nga djali i saj i parë, Brandon Thomas Lee. Aktorja, e cila eci në tapetin blu me një krijim të Tory Burch dhe një model të ri flokësh të shkurtër bob me thekë, zgjodhi të shfaqej në eventin e modës së bashku me djalin e saj 28-vjeçar.
Kjo nuk është hera e parë që Brandon Thomas Lee e ka shoqëruar nënën e tij në një aktivitet. Të dy ishin shfaqur së bashku edhe në Golden Globes 2025, kur Pamela Anderson u nominua për performancën e saj në filmin “The Last Showgirl”.
Atë natë, ashtu si në Met Gala, i riu Brandon Thomas Lee qëndroi diskret pranë saj, duke treguar marrëdhënien e tyre të fortë.
Scenes from the premiere of Pamela, a love story with Pamela Anderson, producer Brandon Thomas Lee, and director Ryan White. pic.twitter.com/yJ15lfeaYv
— Netflix Queue (@netflixqueue) January 31, 2023
Brandon Thomas Lee ka lindur më 6 qershor 1996 dhe është djali më i madh i Pamela Anderson dhe bateristit të Mötley Crüe, Tommy Lee.
Çifti i famshëm u martua në vitin 1995, pati dy fëmijë brenda dy vitesh dhe u divorcua në vitin 1998.
Brandon dhe vëllai i tij më i vogël, Dylan Jagger Lee, u rritën në Malibu dhe ndoqën një shkollë me konvikt në Kanada.
I rritur në një mjedis plot me kamera dhe ekspozim publik, Brandon Thomas Lee u njoh me paparacët që në moshë të re. Siç e ka deklaruar ai në intervista, fillimisht u përpoq të mbante distancë nga industria e argëtimit.
Megjithatë, në moshën 18 vjeç, ai bëri hapin e tij të parë profesional në modelim, duke bashkëpunuar me Tommy Hilfiger. Shumë shpejt pasuan fushatat për Dolce & Gabbana dhe Philipp Plein.
Përveç modelimit, ai u mor edhe me aktrim. Ai ka marrë pjesë në produksione të tilla si “Baywatch” në vitin 2017, “Sierra Burgess Is a Loser” në vitin 2018 dhe “Cosmic Sin” në vitin 2021. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, ai ishte një anëtar kryesor i kastit në reality show-n “The Hills: New Beginnings”. Vitet e fundit, Brandon Lee Thomas është kthyer edhe në produksion, duke treguar interes për projekte me përmbajtje dhe rëndësi personale.
Në fakt, ai ishte bashkëproducent në dokumentarin e suksesshëm të Netflix-it “Pamela: A Love Story”, i cili mori dy nominime për çmimin Emmy dhe ishte gjithashtu producent ekzekutiv në filmin e Gia Coppola-s “The Last Show Girl”, një projekt në të cilin luan nëna e tij.
Në një intervistë me Variety në dhjetor 2024, ai shpjegoi se çfarë e shtyu të përfshihej në prodhim: “Misioni im personal ishte t’i ofroja nënës sime mundësitë që ajo më dha kur isha fëmijë. Ajo do të bënte gjithçka për mua. Ajo ishte gjithmonë e pranishme dhe një nënë e mirë. Dhe në një moment të jetës tënde, ti bëhesh mbrojtësi” tha ai.
Top Channel