
Pasi Gjykata e Korçës vendosi të lërë në masën ‘detyrim paraqitje’ vëllanë e tij, ka reaguar kandidati i PD-së në Korçë Bledion Nallbati.
Në një reagim të gjatë, ai hedh akuza ndaj prokurores së çështjes dhe vendimi sipas tij është me urdhër politik. “Gjyqtarja u bë pjesë e kësaj maskarade dhe inskenimi politik”-thotë Nallbati, i cili sulmon edhe kryeministrin Edi Rama.
“Sikundër e dëgjuat prokurorja e çështjes, ish vartëse e Niko Peleshit personit që u mor personalisht me inskenimin dhe falsifikimin e kësaj akuze që nuk qëndron, shkon para gjykatës dhe thotë që nuk i kam marrë ende pamjet por them të caktohet një masë sigurie. Thotë vlerësova si të drejtë arrestimin në flagrancë për vepra që nuk qëndrojnë dhe kërkoj që të caktohet një masë sigurie kundër një personi pavarësisht se ende nuk i administroj këto akte. Më vjen keq që gjyqtarja u bë pjesë e kësaj maskarade dhe inskenimi politik. Kuptohet pse sigurisht. Ju e dëgjuat dje kryeministrin Rama në Devoll. Erdhi për ti kërkuar votën devollinjve, foli një orë e ca dhe nuk përmendi asnjë gjë se çfarë ka bërë për Devollin dhe devollinjtë, por u morr vetëm me këtë rast. Kjo u inskenua që Edi Rama të shmangte përgjegjësinë e tij për keqqeverisjen 12 vjeçare dhe të merrej me një tallava të tillë siç merret gjithmonë. E pyes prokuroren dhe gjyqtaren a ma justifikojnë dot pse me urdhër të dr të policisë, dhe këtë e ka pranuar prokurorja në sallën e gjyqit drejtori i policisë delegoi çështjen në Korçë ndërkohë që ka kompetencë territoriale Komisariati i Devollit. Që këtu duket që është marrë personalisht dhe është e inskenuar. Unë e kuptoj dr i policisë, Niko Peleshi janë eunukë, të paburrë që marrin dhe zbatojnë urdhra të verbër nga shefi i tyre Edi Rama. Unë atyre do ua jap përgjigjen ligjërisht pir kjo çështje sapo ka filluar. Kanë marrë në qafë një punonjës që ka firmosur shkresat mbi këtë akt akuzë, me urdhër dhe ata e dinë mirë. E ftoj atë të shkojë pa qenë nevoja ta çoj unë në SPAK.
Sot i them Edi Ramës këtij skërfyelli dy metra të gjatë, hajdutit më të gjatë që ka njohur ndonjëherë politika që nuk më tremb dot me këto lloj inskenimesh. Unë e di që je djali i Kristaqit dhe nipi i Spiros që jo vetëm kanë burgosur pot kanë marë mendime për ti varur në litar. Mbas datës 11 maj ti mund të shërbesh vetëm për një punë për të trembur gallofët nëpër arra sepse je fiks për atë punë por as këtë s’do mund ta bësh sepse do jesh në burg për cdo gjë që ke bërë në këto 12 vite. Unë dhe vëllai im as jemi trembur dhe as do trembemi asnjëherë. The vëllai i Bledjon Nallbatit një njeri gjysmë metër i gjatë është kapo. Jo ai as është gjysmë metër i gjatë dhe nuk është kapo, është kapedan sepse pret e përcjell këdo dhe e ndihmon me çfarë mundet. Ndërkohë që vëllai yt dymetrosh dihet botërisht i akuzuar nga agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës si kryemafiozi, narkotrafikanti i kokainës në Shqipëri. Pra vëllai im dhe jot janë ndryshe ashtu siç unë dhe ti ndryshojmë shumë. Ti je frikacak dhe burracak ndërsa unë dhe vëllai im nuk jemi si ti. Do e marrësh përgjigjen nga ne dhe qytetarët e Devollit mbas datës 11 maj”-thuhet në reagimin e Nallbatit.
“Sapo ka mbaruar seanca gjyqësore. Fjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, ka vlerësuar të drejtë dhe të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje nën dyshimin për veprat penale: Prishje e qetësisë publike dhe pengimit të qarkullimit. Kjo e dyta është vepër penale por ne kemi kërkuar lirimin e menjëhershëm duke deklaruar të paligjshëm arrestimin në flagrancë dhe refuzimin e kërkesës së prokurorisë për të caktuar masën e sigurimit personal pasi asnjë nga dy veprat pemale për të cilat është dhënë kjo masë sot. Nga pamjet filmike rezulton qartësisht se nuk ekziston pengimi i qarkullimit, i cili vazhdon lirshëm dhe duket edhe në pamjet filmike që gjykata nuk i administron pra ka vetëm printime të fotove pasi prokuroria nuk ja ka vënë në fispozicion me argumentin se nuk i kemi marrë videot, ndërkohë që përshkruhet në aktet nga kqyrja e pamjeve filmike. Ky ka qenë edhe debati në srancë. Në vlerësimin tonë mumgon edhe elemntët e veprës penale të prishjes së qetësisë publikë që është kundërvajtje penale. Ka pasur një akt të motivuar nga OPGJ për shkak se aty ka ndodhur një imcident një konglikt verbal midis dy persona dhe ka mdodhur në unazën e qytetit të bilishtit, tek rrethrotullimi i Mirasit. Në vlerësimin tonë nuk ekuiston fakti kriminal i pretenduar si vepër penale”-tha avokati.
Top Channel