
‘Ramën kam qejf ta ha të gjallë’, kryeministri i përgjigjet Alizotit nga Librazhdi: Kam ardhur me frikë sot, por nuk po e shoh!
06/05 16:15
Pasi u shoqërua në polici pas debatit për stendën dhe kundërshtimit për ta hequr, kandidati i PD Fatjon Semanjaku sqaron situatën në “Shqipëria live”.
Ai tha se edhe kandidatë të tjera kanë pasur stenda, por nuk i ka lëvizur askush. Ndërkohë ai pranon se për ngritjen e kësaj stende nuk ka pasur leje nga bashkia, sipas përcaktimit të rregullore të KQZ, por shton se as kandidatë të tjerë nuk kanë pasur.
“Më thanë të hiqja stendën, dhe u thash se nuk pengon njeri. 100 metra më tutje ishte tenda e një kandidati tjetër, dhe atë nuk e luajtën. Leje nga bashkia e qytetit nuk ka pasur askush”, tha ai.
Top Channel